Kosova
Grenell: Kurti duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët para tij
Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun e Kosovës me Serbinë, Richard Grenell ka thënë se Kryeministri Albin Kurti duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e më hershëm të Kosovës. Sipas tij nuk ka nevojë për negociata, vetëm duhet të zbatohen këto marrëveshje.
“Ne kemi shumë marrëveshje, lidhur me asociacionin, lidhur me progresin, në pjesën veriore të Kosovës, nuk kemi më nevojë për negociata, le të zbatojmë këto që kemi, dhe besoj se këtë po e kundërshton Albin Kurti. Them kjo është e gabuar, ai duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e Kosovë përpara tij, por nuk do të habitesha që Kurti të kundërshojë çfardo marrëveshje amerikane”, tha Grenell.
Ish i dërguari special shtoi se Kosova duhet të përqendrohet te shtimi i punëve dhe rritja ekonomike pasi sipas tij çështjet politike janë të rëndësishme, por nuk janë parësore.
“Unë dua të përqendrohem te shtimi i punëve në Kosovë, unë nuk po them se çështjet politike nuk janë të rëndësishme, por nuk janë parësore, le të flasim për zhvillim ekonomik, për vendet e punës, le të hapim kufijtë, le të sjellim sa më shumë investime. Nuk po e them që t’i bashkohen Serbisë, duhet të kenë dialog për çështjet poltike por është më e rëndëshime të gjejnë zgjidhje se si të zhvillohet vendi ekonomikisht”, u shpreh Grenell.