Kosova
Grenell “sulmon” sërish Kurtin: Ke qenë i dënuar nga administrata e Trump dhe Biden
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/kurti-2.jpg)
I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për misione të veçanta Richard Grenell iu është përgjigjur sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit hodhi poshtë deklaratat e tij. Grenell përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Kurti po gënjen pasi marrëdhëniet mës SHBA dhe Kosovës janë në një pikë të ulët. Emisari amerikan shkruan se Kurti është dënuar si nga administrata e mëparshme e Trump, por edhe nga ajo e Biden.
“Deluzive. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj”, shkruan Grenell në X.
Kryeministri i Kosovës, iu përgjigj Grenell duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë dhe hodhi poshtë komentet e tij. Kurti tha se komentet e tij ishin interpretime mediatike dhe jo citate të drejtpërdrejta. Por, deklaratat e tij janë mbështetur edhe nga djali i presidentit amerikan Donald Trump Jr, i cili i ripostoi ato në platformën X.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)