Connect with us

Kosova

‘Grenell u mor me mua, është gey i hapur’/ Kurti bie pre e komedianëve rusë, “ofendon” opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”. Videoja u publikua në platformën “Rumble”. Në këtë video, dyshja Vovan & Lexus iu kanë paraqitur Kurtit si presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Që në nisje, Kurti ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride dhe se sipas tij, kjo ka ardhur nga Serbia e Rusia, teksa akuza ka hedhur edhe ndaj opozitës. Po ashtu, nuk la pas sulmuar edhe ish-të dërguarin special të SHBA në rajon, Richard Grenell.

TELEFONATA

Rusët: Ju uroj për fitoren, për fitoren tuaj të madhe.

Albin Kurti: Ju falenderon shumë. Ka pasur një luftë hibride ndaj qeverisë sonë, nga Rusia dhe Serbia. Ka pasur një luftë hibride, ka pasur edhe premtimet irracionale të opozitës që flirtonin me luftën hibride. Ka pasur edhe luftë me një oligark që drejton një stacion televiziv.

-Çfarë mendon për zgjedhjet në USA?

Kurti: Grenell kaloi 4 vite duke u marrë me mua. Në vitin 2020 u mor me mua. Qeveria ime ishte e vetmja që u rrëzua gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai ishte instrumenti që u rrëzua qeveria ime. Tani është reshtuar me opozitën, ka fituar një çmim të madh për diplomacinë në Serbi. Nuk është në rregull që të marrësh atë çmim nga një vend autoritar dhe të bësh sikur je dikush i paanshëm. Tani ka një punë të re në Hjuston. Trump e ka vendosur kundër drag dhe LGBTIQ edhe pse vetë është gay.

A e di që edhe unë jam gay?

Kurti: Po, po, është gay i hapur. Kjo do të të thotë që edhe unë jam kundër tij.

Për mua qëllimi kryesor është të mbyll Rusinë?

Kurti: Jam dakord sepse ndryshe nuk do të kemi paqe në Ballkan.

Pas publikimit të videos nga dyshja e komedianëve, pasditen e sotme, zyra e Kryeministrit ea pranuar se ai ka rënë pre e mashtrimit, duke thënë që se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt. Megjithatë shtojnë se edhe kjo telefonatë që i është bërë edhe shumë liderëve të tjerë botërorë, për ta është tregues se Rusia dhe Serbia është e “fiksuar” me Kurtin.

“Ky incident fatkeq riforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar me Kosovën dhe vazhdon ta shënjestrojë shtetin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç është dokumentuar nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private,”- bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Advertisement