Connect with us

Kronike

Greqi/ Goditën me thikë bashkatdhetarin e tyre, arrestohet njëri prej vëllezërve shqiptarë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku dy vëllezër shqiptar kanë sulmuar një bashkëatdhetar të tyre në fshatin Mastihari. Sipas raportimit të mediave greke, i plagosuri është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se ai është shtruar në spital ku po merr ndihmën mjekësore, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej vëllezërve është shpallur në kërkim.

Mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Advertisement