Rajon
Greqi në flakë/ Temperatura shkon në 45 gradë, qytetet kthehen në ‘fantazma’

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Greqinë që nga e hëna është në kulmin e saj, teksa temperaturat vijojnë në rritje.
Sot u regjistruan temperaturat më të larta deri më tani, me 45 gradë Celsius në Karditsa dhe Larisa.
Sipas meteo.gr, temperaturat më të larta janë shënuar në Kardicë, Larisa, Tyrnavos, Thebë, Farsala, Tragana në Fthiotidë dhe Avlona në Atikë
Larisa është një qytet “fantazmë” tashmë. Qendra e qytetit është bosh për shkak të valës së të nxehtit.

