Connect with us

Rajon

Greqi, supermakina 1,5 milionë euro merr flakë në Athinë (Foto+Video)

Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e së shtunës në një zonë në Greqi të quajtur Attiki Odos, në drejtim të Elefsinës, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në lëvizjen e mjeteve.

Sipas informacioneve të para, një supermakinë e markës Koenigsegg, që thuhet se kushton 1.5 milionë euro, është përfshirë nga flakët. Shkaqet e zjarrit mbetet ende të panjohura. Sipas të njëjtave informacione, nuk ka të lënduar.

Sipas burimeve, në makinë ndodheshin dy persona dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pronari i supermakinës është spanjoll dhe jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se Athina është mbushur me supermakina mbresëlënëse mesditën e së premtes, duke habitur banorët dhe turistët. Kjo veturë e veçantë ishte një nga ato që morën pjesë në eventin në Zappeion, në kuadër të “6to6 Motor Europe Tour”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Makinat ultra luksoze mbërritën në Athinë nga Spanja. Pasi u grumbulluan në Zappeio, ato u zhvendosën nëpër rrugët e qytetit drejt kodrës së Lycabettus, ndërsa sot po udhëtojnë drejt Metsovos.

Advertisement