Connect with us

Rajon

Greqi/ Vëzhgonte vajzat e mitura, në pranga shqiptari

Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në familje dhe monitorimit dhe regjistrimit të paligjshëm me kamera të dhomës së dy vajzave të mitura 12 dhe 17 vjeç ka shqetësuar ditën e djeshme autoritetet greke. Në pranga është vënë një 50-vjeçar shqiptar.

Ai u denoncua nga nëna e fëmijëve për veprat e lartpërmendura dhe në veçanti për faktin se pa dijeninë e saj kishte vendosur në dhomën e fëmijëve një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe shikonte se çfarë po bënin brenda saj.

Kur fëmijët e njoftuan dhe ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, ai e goditi partneren e më pas fëmijët. Policia ka nisur hetimet për të kontrolluar përmbajtjen e kamerës së vendosur nga shqiptari.

Advertisement