Aktualitet
Greqia aksion në Kapshticë
GREQI- Punonjës policie dhe civilë janë arrestuar në doganën e Krystallopigjisë (Kapshticë) në Greqi, pas një vëzhgimi disaditor, nga Nëndrejtoria e Punëve të Brendshme të Greqisë. ERT shkruan se arrestimet u kryen për veprën penale të organizatës kriminale, falsifikimit të rëndë dhe veprave të tjera penale.
Aktualisht po kontrollohen shtëpi në Follorinë për të mbledhur prova shtesë. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së hënës dhe sipas informacioneve janë sekuestruar para dhe pasaporta false. Policia e Punëve të Brendshme ka marrë një denoncim dhe prej andej ka nisur hetimi, në kuadër të të cilit janë monitoruar telefonat e të përfshirëve, nga të cilët janë regjistruar biseda inkriminuese.