Rajon
Greqia dhe Shqipëria “shkrijnë akullin” nga çështja Beleri
Greqia dhe Shqipëria po kërkojnë një mënyrë për të ringrohur marrëdhëniet dhe për të thyer akullin e krijuar nga çështja “Beleri”.
Sipas informacioneve të mediave greke, kjo detyrë i është ngarkuar zëvendësministrit të Jashtëm, Kostas Fragogiannis, i cili aspiron të nisë një “axhendë pozitive” me Shqipërinë. Fillimi i “misionit” pritet të tetor gjatë vizitës së Fragogianni në Tiranë me rastin e Forumit të Biznesit Greqi-Shqipëri të organizuar nga EBEA, SEV dhe Dhoma e Tiranës.
Sipas informacioneve, vizita e Fragogianni në Tiranë do të zhvillohet në datat 30 dhe 31 tetor. Në misionin e biznesit do të marrin pjesë rreth 25 kompani nga sektorët e ndërtimit, menaxhimit të pronave, energjisë së rinovueshme, hotelierisë dhe mikpritjes, menaxhimit të eventeve, ushqimit dhe pijeve, teknologjisë, sigurisë dhe farmaceutikës.
Axhenda pozitive
Zëvendësministri i Jashtëm, përgjegjës për çështjet e diplomacisë ekonomike, në kuadër të qëndrimit në Shqipëri, do të ketë kontakte si me homologun e tij, ashtu edhe me aktorë të tjerë të qeverisë shqiptare. Duke pasur përvojën e zhvillimit të “axhendës pozitive” me Turqinë, Fragogiannis besohet se mund të rivendosë në rrugën e duhur marrëdhëniet greko-shqiptare. Besohet se duke bashkëpunuar për çështjet ekonomike, ata i hapin rrugën bisedimeve më të vështira politike.
Siç theksojnë burimet, në zhvillimin e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri është i rëndësishëm edhe shfrytëzimi i kapitalit të komunitetit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vend, të integruar plotësisht në shoqërinë greke.
Diçka që nuk ka ndodhur deri më sot.