Connect with us

Kosova

Greqia është gati, Spanja po lëviz/ Joseph hap dosjen e njohjeve të Kosovës

Profesori amerikan, Edward Joseph e sheh të zymtë situatën në Ballkan pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. SHBA-ja dhe BE-ja, sipas tij, duhet tani të avancojnë drejt njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe ta detyrojnë Serbinë të pranojë e rendin perëndimor. Kjo, tha Joseph, do ta izolonte Putinin dhe do t’i jepte më shumë siguri Ukrainës.

Profesori amerikan shkruan se SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë arritur të kapin mundësië  dhe nevojën e krijuar nga pushtimi i Putinit, për të mbyllur mosmarrëveshjet e trashëguara etno-kombëtare nga kolapsi i Jugosllavisë tri dekada më parë.

“Më kryesorja ndër këto çështje të pazgjidhura është refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e vitit 2008 të ish-krahinës së saj, Kosovës” –  shkruan Joseph dhe theksoi se mungesa e zgjidhjes së këtij problemi është pengesa kryesore që e ka vonuar prej kohësh integrimin euroatlantik të të dyja vendeve.

Ai tha se “leva e Serbisë mbi Kosovën” po e lejon presidentin serb, që ta izolojë Prishtinën”, gjë që ai thotë se e ka prioritet, dhe “të vazhdojë falsitetin e tij” të “ekuilibrit” midis BE-së dhe Hungarisë, Kinës e Rusisë.

“Zyrtarët amerikanë duket se janë të kënaqur me dorëheqjen e Aleksandër Vulinit, ish-shefi famëkeq i inteligjencës serbe”, porse ai vazhdon të shfaqet nëpër mediat serbe duke proklamuar “Serbinë e Madhe” – ka theksuar Joseph.

“Operacioni Banjska tregoi se Beogradi zyrtar, me miratimin e mundshëm të liderit autokrat, Vuçiç , kishte plan për të ndryshuar me force status quo-në në Kosovë. Që një përpjekje e tillë e pacipë do të ndodhte në një territor të mbrojtura nga NATO, duke përfshirë edhe trupat amerikane, tregon për një humbje dramatike të respektit për autoritetin perëndimor” –  shkruan profesori amerikan.

Siç shpjegoi Joseph, “ngërçi në Kosovë është zgjatur nga përçarjet europiane për pavarësinë e Kosovës”.

“Me mbështetjen aktive të Rusisë, Beogradi mund të vazhdojë status quo-në, duke e izoluar Kosovën deri sa BE dhe SHBA të pranojnë përfundimisht ndarjen e veriut,  strategji kjo,  jo ndryshe nga ajo e Putinit në Ukrainë” – ka deklaruar Edward Joseph

Sipas profesorit, ka dy mënyra për SHBA-në dhe partnerët kryesorë të BE-së për “ta rikuperuar besueshmërinë e tyre të dëmtuar dhe për të rivendosur ekuilibrin.

“Së pari, duhet që “Beogradi të respektojë sanksionet e BE-së dhe të mbyllë RT dhe ‘Sputnik Serbia’, dhe së dyti, SHBA dhe partnerët kryesorë të BE-së  të inkurajojnë Ukrainën që ta njohë Kosovën, pasi njohja e Prishtinës nga Kyivi do siguronte katalizatorin për njohjen uniforme të Kosovës në NATO” – ka shkruar Joseph duke potencuar: –  “njohja nga Ukraina do t’ia jepte Athinës kontekstin që zyrtarët grekë thonë se duhet ta njohin Kosovën” dhe hapet mundësia që Kosova të marrë njohje edhe nga Spanja”

Madridi mund të lëvizë drejt njohjes së plotë, nëse Keivi së bashku me Athinën dhe vendet tjera mosnjohëse do ta ndryshonin pozicionin e tyre” –  ka shkruar profesori amerikan, duke potencuar: – Iluzioni se Vuçiç do  bashkëpunojë, është një dështim i dëshmuar. Avancimi i njohjes uniforme të Kosovës në NATO (në radhë të parë),  më në fund do ta sjellë Serbinë në pranimin e rendit perëndimor, duke e lënë Putinin më të izoluar dhe Ukrainën më të sigurt”

Advertisement