Connect with us

Rajon

Greqia merr vendimin! Shtyn masat kufizuese me Shqipërinë, kërkohet tamponi negativ, karantimin për 7 ditë në banesë

Masat kufizuese me Greqinë do të shtyhen deri me datën 20 nëntor. Ky është vendimi që ka marrë qeveria greke pas rritjes së rasteve me COVID në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare. Aty shkruhet se personave që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë do u kërkohet të kenë një rezultat negativ të testit molekular të kryer jo më shumë se 72 orë përpara. Ndërkohë pas kalimit në vendin fqinj ata do duhet të karantinohet për 7 ditë në banesën e tyre.

Njoftimi i qeverisë greke:

“Qeveria greke ka vendosur të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike. Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në vend. Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.  Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm. Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *