Bota
Greqia në ‘luftë’ me flakët, raportohen 20 viktima
Qindra zjarrfikës luftuan gjatë natës për të shuar zjarrin në periferi të Athinës, duke detyruar më shumë evakuime pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve ishte i lartë për vendin. Së fundmi janë raportuar 20 viktima në Greqinë veriore. Ditën e djeshme në pyllin Dadias ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të 18 emigrantëve, por mbrëmjen e djeshme edhe dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy zjarrëfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarret e ndara në Greqinë veriore dhe qëndrore, raportojnë mediat e huaja. Një zjarr pranë fshatit Fyli afër malit Parnitha, rreth 25 km në veri të Athinës, u përhap në drejtim të qytetit të Menidi, ku rreth 150 njerëz duhej të evakuoheshin nga tre shtëpi të moshuarish, tha një zyrtar lokal. Në zonë janë 202 zjarrfikëse, 65 automjete, 2 avionë dhe 5 helikopterë. Në korrik, mijëra turistë të huaj u evakuuan nga ishulli i Rodosit, ku zjarri masiv shkrumboi nga flakët e zjarrit hotele dhe resorte të shumta.