Rajon
Greqia në ‘luftë’ me zjarret, ministri grek jep dorëheqjen
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, ka dhënë dorëheqje pas zjarreve shkatërruese në Greqi.
Dorëheqja e tij vjen derisa Greqia po lufton me zjarret që nga java e kaluar që shkaktuan evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Mitsotakis.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve është përgjegjëse për shërbimet e sigurisë publike të vendit, përfshirë shërbimet e zjarrit, policinë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile. Në vend të tij është emëruar zv.ministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yiannis Oikonomou.