Aktualitet
Grida Duma: A është Veliaj politikani i racës që ta kalojë këtë krizë që bën kaq zhurmë?
Në studion e “Top Story” u diskutua thirrja e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, i cili u pyet nga prokurorët për rreth pesë orë ditën e enjte.
Në nisje të emisionit, drejtuesja Grida Duma ngriti pyetjen ‘A është Veliaj politikani i racës që ta kalojë këtë krizë që bën kaq zhurmë’.
Grida Duma: Unë hyj në arrë racë politikanësh thotë Erion Veliaj, problemi i tij sot është nëse është aq politikan race sa të tejkalojë këtë krizë, vështirësi e sfidë, e cila ka tërhequr vëmendjen e gjithë opinionit publik për të kuptuar sesi do dalë nga hyrjet e daljet e gjata nga SPAK.
Diku i ka quajtur koleg, bën një qartësim në deklaratën e tij sa i përket denoncimeve mbi të. E lehtësojnë apo kjo këto dalje publike kryebashkiakun e Tiranës dhe çfarë vijohet në atë dosje që SPAK e ka çuar në thellësi mesa duket derisa pyetjet janë me orë të gjata. Mbeten për t’u analizuar dhe ndjekur në vijim. Sfida e Erion Veliajt është të jetë ai politikan race që i mbijeton ose jo kësaj.