Bota
Gruaja e shqiptaro-amerikanit shpall kandidaturën për presidente në SHBA
Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadore në OKB, ka shpallur zyrtarisht këtë të martë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkura të Amerikës. Kjo e bën atë të parën në radhët e republikanëve që sfidon ish-shefin e saj, Donald Trump, i cili në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, duke aspiruar të rifitojë sërish drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Lajmin e bëri të ditur vet ajo këtë të martë përmes një video ku deklaroi ndër të tjera se “Është koha për një gjeneratë të re lidershipi – për të rizbuluar përgjegjësinë fiskale, për të siguruar kufirin tonë dhe për të forcuar vendin, krenarinë dhe qëllimin tonë”.
Disa vite më parë ishte vetë ajo që ajo deklaoi se bashkëshorti i saj, Michael Haley, është me origjinë shqiptare dhe se kjo e bënte atë të ishte shumë më pranë shqiptatëve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u përpjekur që kjo e fundit të sigurojë njohjen e plotë.
Të mërkurën, 51-vjeçarja pritet të prezantojë përmes një fjalimi në Charleston të Karolinës së Jugut planet për fushatën e saj presidenciale.