Kosova
Grusht shteti/ Haradinaj i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, ka thënë se ndjehet i zhgënjyet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit për konstituimin e kuvendit te Kosoves
Haradinaj tha se vendimi i Kushtetueses është në linje me atë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe siç u shpreh ai, afati prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendin nuk e përmbyll gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Ai u reagoi ashpër gjyqtarëve të Kushtetueses, pasi sipas tij vendimi që kanë marrë i shkon për shtati qasjes së Kurtit, siç tha ai për të mbajtur grusht shtet në Kosovë.
“Kam drojë se edhe ky vendim është pak a shumë në qasjen e Kurtit për te patur një grusht shteti në Kosovë. Ky vendim nuk ka qenë i qartë sa per ta penguar një grusht shtet që po ndodhë në Kosovë”, theksoi Haradinaj.

