Rajon
Grusht shteti në Rusi? Vuçiç: Serbia nuk e mbështet këtë gjë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me situatën në Rusi.
Vuçiç deklaroi se Serbia si një vend serioz, nuk do të mbështesë kurrë një grusht shteti në asnjë vend, përfshirë edhe Rusinë.
“Sepse do të thotë grusht shteti me mjete ushtarake me mjete të armatosura dhe duke përdorur ushtrinë. Kjo është diçka e vetëkuptueshme, ne nuk e kemi mbështetur as në Turqi e as në Rusi dhe nuk do ta mbështesim as në Amerikë e as në ndonjë vend tjetër. Këto janë gjëra që nuk mund t’i lejosh”, tha Vuçiç.
Ndër të tjera shtoi se pushteti në zgjedhje ndryshohet me vullnetin e shprehur qartë të qytetarëve dhe jo ndryshe.