Connect with us

Kosova

Gusht-Shtator/ Caktohet koha e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultime në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, përkundër nisjes së afatit ligjor për një gjë të tillë.

Njohësit e proceseve zgjedhore “vonesën” e lidhin me krizën politike dhe ngërçin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Njohësi i proceseve zgjedhore, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, tha se në bazë të legjislacionit në fuqi, zgjedhjet lokale mund të mbahen prej mesit të muajit gusht dhe deri në nëntor.

“Praktika deri tani tregon se zgjedhjet janë mbajtur herë në shtator dhe herë në tetor, me balotazhin që ka qenë në muajin nëntor. Unë besoj se ndër arsyet që presidentja ende nuk ka thirrur takimin konsultativ, ndonëse e njëjta ka ende hapësirë për të bërë një gjë të tillë, lidhet me situatën politike sa i përket konstituimit të Kuvendit. Është një lloj sekreti publik që partitë politike duan që, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ato të mbahen në të njëjtën ditë me ato lokale. Kështu evitohet rreziku i mospjesëmarrjes së qytetarëve për shkak të lodhjes apo mbase empatisë që mund të lindë për shkak të situatës së krijuar politike” – ka deklaruar  Cakolli.

Kjo situatë, sipas tij është dëshmi që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, mirëpo shtoi se asnjë projeksion nuk paraqet rezultat të ndryshëm nga ai aktuali.

Advertisement