Aktualitet
Gushti rikthen emigrantët në vendin e tyre, fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës
Gushti vijon të risjellë emigrantët në venin e tyre, pasi edhe kjo fundjavë ka pasur një fluks të shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas informacioneve, në datën 9 gusht, janë regjistruar 9991 shtetas në hyrje-dalje.
Në vendin tonë kanë hyrë 6436 persona dhe 1984 makina.
Ndërkohë në dalje janë regjistruar 3555 shtetas në dalje dhe 1195 mjete.
Në sportelet e pikës kufitare të Kakavijës po punohet nga pala shqiptare me katër, ndërsa nga pala greke me 3.