Sport
Haaland “shqetëson” Guardiolan, “bomberi” humb sfidën me Liverpool
Lajmet nuk janë aspak të mira për Pep Guardiolën në prag të Manchester City-Liverpool, teksa 2 ditë përpara duelit të rëndësishëm, Erling Haaland nuk është stërvitur me klubin, duket shqetësuar jo pak tekniun spanjoll.
“Bomberi” 22-vjeçar pësoi një dëmtim në ijë në grumbullim me kombëtaren e Norvegjisë dhe për këtë arsye nuk luajti përballë Gjeorgjisë dhe Spanjës.
Dëmtimi nuk duket shumë serioz për norvegjezin, por mungesa e tij në stërvitje tregon shumë, ndërsa te Manchester City nuk duan të rrezikojnë me rikuperimin e tij, kështu që vështirë të luajë ndaj “të kuqve”, në mënyrë, që “makineria” e golave të “qytetarëve”, të jetë gati për çerek-finalen e Champions League ndaj Bayern