Connect with us

Kosova

Habit Albin Kurti/ Flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Kryeministri Albin Kurti, duke folur për planin franko-gjerman në foltoren e Kuvendit, ka bërë një deklaratë të çuditshme. Ai ka përmendur “vendimin e pesë shteteve të BE-së për ta njohur Kosovën”.

Në fakt, Kurti në foltoren e Kuvendit ka qenë duke lexuar një përgjigje kur ka pohuar se në ka një “vendim” për njohjen nga pesë shtetet e BE’së, që janë Greqia, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, të cilat ende s’e njohin Kosovën.

Siç dihet njohja është akt sovran i secilit shtet dhe vështirë që mund të ketë një vendim të përbashkët për njohjen e Kosovës nga këto shtete, që Kurti lë të kuptohet se është vendosur, në bazë të formulimit të tij.

Pas kësaj deklarate, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i kërkoi kryeministrit që ta publikojë këtë vendim meqë vetë ai e përmendi atë.

Por kryeministri Kurti, në përgjigje, përsëriti refrenin se plani i BE-së parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku njëra-tjetrën e njohin de facto…

Advertisement