Connect with us

Pinknews

Habit këngëtarja shqiptare: Jam tradhtuar gjithmonë

Këngëtarja Blerina Matraku ka treguar se ajo gjithmonë ka dashur të ndërtojë një familje dhe se këtë e shikon si një obligacion, pasi askush nuk duhet të qëndrojë vetëm, por arsyeja se pse deri më tani nuk e ka bërë është sepse gjithmonë është tradhtuar.

Këngëtarja shqiptare: Kam qenë gjithmonë e tradhtuar

“Që nga fëmijëria gjithmonë na kanë edukuar me idenë e një familje, familja është e shenjtë, por duhet të gjendet personi  i duhur. Në momentin që gjendet personi i duhur as nuk të merr kohën as nuk të bëhet pengesë, përkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin. Fakti që unë nuk e kam krijuar është se unë kam qenë në kërkim të vetes. Që unë të kem përshtatshmëri. Ka qenë dhe partneri. Për shembull unë gjithmonë kam qenë e tradhtuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndarjes.  Mund edhe ta falja, por ideja është këtu nëse unë nuk e kam krijuar familjen është arsyeja e partnerit. Për  mua familja është obligatore, duhet. Edhe nga shkenca edhe nga fillimi i njerëzimit askush nuk duhet të jetojë vetëm. Por me gjetjen e personit të duhur ai mund të jetë edhe ndihmë”, tha Blerina.

Advertisement