Connect with us

Rajon

Habit rrjetin/ Dhëndri i Orban “kapet” me Ferrari 600 mijë euro në Marbella

 Istvan Tiborcz është dhëndri i kryeministrit Viktor Orban, një nga liderët e vendeve të Bashkimit Evropian. Por së fundmi, Tiborcz është pikasur teksa ndalohet nga Policia me një “Ferrari SF90 Spider” në Marbella të Spanjës. Fotot u shpërndanë në Hungari nga deputeti i pavarur, Ákos Hadházy, pasi e kishte pikasur në një faqe interneti që mbledh poston të makinave luksoze në fund të dhjetorit 2023.

Dhëndri i Orban "kapet" me Ferrari 600 mijë euro në

Istvan Tiborcz

E njëjta makinë shfaqet edhe në një foto tjetër në të njëjtën faqe, ngarkuar në qershor 2024 në Monako.

Dhëndri i Orban "kapet" me Ferrari 600 mijë euro në

Istvan Tiborcz

“BDPST Group” mohon se Tiborcz zotëron një Ferrari.

“Automjeti Ferrari SF Spider i paraqitur në foto nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të István Tiborcz, ai e ka marrë me qira,”-shkruan kompania “BDPST Group”, në pronësi të Tiborcz.

Dhëndri i Orban "kapet" me Ferrari 600 mijë euro në

Por një Ferrari 600 mijë euro mund të mos jetë gjë e madhe për Tiborcz, kur në fakt ai dhe vajza e Orban, Rahel, kanë jetuar në Spanjë për vite të tëra dhe kanë asete të padeklaruara që i zotërojnë në shtetin spanjoll. Në shtator 2021, përpara zgjedhjeve të 2022-shit, Ráhel Orbán dhe István Tiborcz njoftuan se do të zhvendoseshin me familjet e tyre në Marbella. Tiborcz e shpjegoi këtë në atë kohë i ishin shfaqur disa mundësi biznesi, por shtoi se ishte një ide e mirë që fëmijët e tij të mësonin anglisht dhe spanjisht.

Advertisement