Kosova
“HAHA”/ Bernard Kouchner nesër në Kosovë, a iu kujtohet reagimi epik për ‘trafikimin e organeve nga UÇK-ja’?
Ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kouchner, nesër do të qëndrojë në Kosovë.
Kjo me rastin e 25 vjetorit të çlirimit. Ai pritet të nderohet me çmime, e të marrë pjesë në përurime rrugësh me emrin e tij.
Por, a iu kujtohet deklarata e famshme e Kouchner kur ishte pyetur për mundësinë që UÇK-ja të kishte kryer trafikim të organeve?
“HAHAHAHAHA, shitje e organeve?”, kishte pyetur me përçmim Kouchner, derisa kishte kthyer përgjigje me një pyetje tjetër.
“Ju jeni gjë i çmendur?”, pyeti francezi gazetarin duke vazhduar të mbajë qeshjen në fytyrën e tij.