Connect with us

Aktualitet

“Hajde ikim se do digjemi”/ Zjarri në Skënderbegas, dëgjohen edhe shpërthime predhash (VD)

Përveçse zjarret, zjarrfikësit po hasin edhe në rreziqe të tjera. Në njësinë Skënderbegas të Gramshit po dëgjohen shpërthime predhash, si pasojë e flakëve që përfshinë malin. Siç duket edhe në videon e mëposhtme banorët e fshatit Skënderbegas përballen me momente tmerri.

Madje flakët dhe zhurmët e predhave kanë alarmuar edhe ekipet e zjarrfikësve.

“Hajde ikim, do digjemi,”-dëgjohet në video një nga zjarrfikësit.

PAMJET NGA VIDEOJA:

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. 39 banesa u shkrumbuan, ndërsa disa qytetarë janë në spital për shkak të dëmeve që kanë pësuar nga tymi i zjarrëve që kanë shkumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre.

Advertisement