Connect with us

Aktualitet

“Hajde këtu lepër spiun”/ Gjyqtari përndiqet prej disa muajsh nga një person

Gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës është përndjekur për disa muaj nga një qytetar nga Tirana. Mësohet se gjyqtari me inicialet A. P ka thënë se është kërcënuar dhe përndjekur nga Ardit Bajrami prej kohësh. Sipas “Top Channel”, gjyqtari nuk e njihte personin në fjalë dhe konflikti i parë mes tyre ka nisur në vitin 2020, ku përndjekësi ka nisur ta kërcënojë. Një gjyqtar është përndjekur për disa muaj nga Ardit Bajrami, qytetar i Tiranës.

“Hajde këtu lepër, spiun, me ty po flas”, kanë qenë fjalët e para që ai i ka thënë.

Gjykatësi e ka bërë denoncimin në Tiranë, pasi ka deklaruar që këtu banon. Gjykatësi tha se pas katër muajsh, po në vitin 2020 është rastisur sërish me këtë person, i cili ka vijuar sërish me të njëjtat tone.

“Ky është prokuror në Bajram Curr”, i ka thënë dikujt autori duke drejtuar gishtin nga ai.

Për herë të fundit ai ka pasur kontakt me Bajramin më 20 shtator 2023, ku ai i është drejtuar me këto fjalë:

 “Ruaju, ruaju, prokuror”, thuhet në dosje, por pas këaj përballje gjyqtari ka bërë denoncimin. Sipas padisë së ngritur, kjo situatë ishte kthyer shqetësuese për të dhe familjarët e tij dhe për këtë arsye vendosi ta padisë Bajramin. Mësohet se padia është ngritur më 22 shtator 2023.

Ardit Bajrami është dënuar me 8 muaj burg, por Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur që të shoqërohet me shërbime prove.

Advertisement