Pinknews
‘Hajde ti falim ndonjë lek…’/ Meri dhe ish-futbollisti i Kombëtares tallen keq me Lisin
Meri Shehu dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Klodiani mëngjesin e sotëm kanë vënë në lojë Elvisin.
Astrologia e quajti banorin “krokodil lluce”, fjalë kjo që përdoret për njerëzit që nuk janë shumë të pastër.
Duke qeshur Elvi i tha Merit që është për gjynah, ndërsa Klodiani duke u tallur u shpreh i gatshëm që ti falë lekë.
Meri dhe Klodiani e kanë vënë në lojë gazetarin pasi që në klipin e tij prezantues tregoi se është futur në “BBVIP” me shpresën që të rregullojë edhe dhëmbët.
Pjesë nga biseda:
Meri: E çfarë je ti, krokodil lluce je.
Elvisi: Unë jam llumi i baçit.
Meri: Je për gjynah domethënë.
Elvisi: Pemë thyer jam.
Klodiani: Ti falim ndonjë lek. Ku i kemi lekët?