Aktualitet
“Hajdeni për 30 mijë lek”/ Të afërmit e të arrestuarve për përdhunimin e të miturës: Ajo u shkruante vetë djemve të fshatit
Nëna e Marsel Baçit, 26-vjeçarit i cili u arrestua me akuzën se ka përdhunuar dhe përdorte për prostitucion një vajzë të mitur në Maliq hedh poshtë të gjitha pretendimet. Ajo thotë se ka qenë vetë vajza, e cila nuk e linte të qetë Marselin, duke i shkruar.
“Ajo e merrte në telefon, i shkruante. Më thanë edhe dje, ajo i kishte fajet vetë. Ajo ka ngatërruar shumë çuna. Jo, nuk kam djem të tillë. Shiko ku jetojmë. Ne nuk kemi të hamë bukë. Ja ku jetojmë, në një dhomë”, tha nëna e Marselit për mediat.
Gjithashtu kunata e Marsel Baçit mban të njëjtin qëndrim, duke theksuar se vetë vajza e ka ngacmuar. Kunata e tij thotë se 16-vjeçarja ngacmonte edhe burrin e saj, por ai nuk merrej me të.
“Erdhën në orën 1 të natës dhe i thanë që do të marrim në pyetje. E kishte denoncuar një vajzë, Valbona. Ajo i shkruante vetë Marselit në Facebook. Marseli thoshte që unë nuk e dua, por ajo e ngacmonte vetë”, tha kunata.
Nga ana tjetër, vëllai i Selam Hykës, 41-vjeçarit i cili u arrestua gjithashtu si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 16-vjeçare në fshatin Leminot në Maliq, ka deklaruar se policia duhet ta arrestojë të miturën. Ai nuk e mohon që i vëllai të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren dhe shton se vajza i shkruante gjithë fshatit, ku i ofronte marrëdhënie seksuale kundrejt një pagesë.
“Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllini gojën e të largoheshin. Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë “Hajdeni për 30 mijë lek”, u thotë djemve dhe i gënjen.
Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t’iu arrestojë të gjithë. Mos i lini rrugëve, futeni në punë. Mos më sillni probleme. Kërkoj drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe më fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg. Ka e per budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë edhe djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon edhe mua nesër, ajo me ofendonte edhe mua”, tha ai.