Connect with us

Aktualitet

Hajduti bërtet, kapeni hajdutin/ Ky grabitës ordiner votash e mashtrues serial, i bën moral njerëzve për ujin

Nga Luçiano Boçi

Pasi ka 12 vite që mashtron e dështon, 12 vite që i ka shndërruar ujësjellësit në bankomate punësimesh, votash e vjedhjesh galopante, Rama i është turrur njerëzve.

“Ai që vjedh ujin – bërtet hajduti – dënohet me burg”

Ok juridikisht deri këtu, se vjedhje malli është kjo zoti Hajdut.

Po mirë mor…!

Po kur ujin e vjedh qeveria lokale e qendrore, duke mos ia çuar qytetarit në shtëpi, siç i është premtuar dhe ka kontratën dhe siç ndodh rëndom në qytetet e fshatrat tona, kush dënohet me burg për mashtrim dhe vjedhje?!!!

Pse jo ti?!!!

Pastaj një pyetje tjetër të thjeshtë:

Për ty, bashkë me të tutë që vidhni miliona e miliarda të provuara e faktuara a ka derë burgu?

Apo ti s’di gjë e s’ke parë gjë akoma!!??

Ah, po!!!

Ti zbaton parimin “moral” të hajnisë:

“Chi ruba pocho va in galera,

Chi ruba tanto fa carriera”

(Kush vjedh pak shkon në burg, kush vjedh shumë bën karrierë)

Për ta mbyllur me “dolli”!

Po a mundet një grabitës ordiner vullnetesh e votash e mashtrues serial, t’i bëjë moral njerëzve të cilëve u grabit jetët, fatet, ekonominë, të ardhmen?!

Advertisement