Kosova
Hakerat zbulojnë planin e vrasjes së Albin Kurtit
Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti.
Dokumenti është publikuar nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë dhe mendohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.
Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.
Gjithashtu, dyshohet se ai është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.
Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se ka pasur një plan për atentat ndaj tij në vitin 2021.
“Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.
Në bazë të raportimeve të mediave në Shqipëri, njësia kundër-terrorizmit e Policisë së Kosovës kishte marrë informacione nga burime të inteligjencës për kërcënime për vrasjen e tre personave: Albin Kurti, Xhavit Haliti dhe Ismet Haxha.
Haliti, deputet i subjektit opozitar Partisë Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se ka pranuar informacione për kërcënime ndaj jetës së tij.
Ndërkaq, Ismet Haxha është ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Vrasja e këtyre tre figurave ishte planifikuar me qëllim, të siç thuhet në dokumentin të cilit i referohen mediat në Shqipëri, “të destabilizimit të Kosovës”.
Sipas raportimeve, Prek Kodra, shtetas i Shqipërisë, dyshohet se ka planifikuar vrasjen e tyre. Ai po ashtu, sipas një dokumentit, ka qenë i dyshuar për përfshirje në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e këtij dokumenti.
…
Atentat për të vrarë Albin Kurtin, Kryeministria e Kosovës e konfirmon: Po! Ja kush është i dyshuari
Në vitin 2021 është parandaluar një tentativë për të vrarë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Lajmi është konfirmuar nga Kryeministria e Kosovës pasi fillimisht disa lajme qarkulluan në media. Ka qenë Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ajo e cila ka zbuluar planin për të vrarë Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet. I dyshuari kryesor ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra.
Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar sot për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Sipas njoftimit institucionet e sigurisë në Kosovë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e qeverisë së Kosovë.
Kujtojmë se në dokumentin epublikuar sot thuhet se sipas Policisë Shqiptare, Prek Kodra ishte person me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muaj dhe qëllimi destabilizimi i Kosovës.