Connect with us

Kronike

Hakmarrja e Martinajt pasi i eliminuan shokun, ofron 600 mijë euro për vrasjen e 2 ushtarëve të Leonard Dukës

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha eurosh deri në 400 mijë euro por vrasjet nuk u realizuan.Ndërkohë SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Martinajn dhe Dukën, ky i fundit i arrestuar në Belgjikë në shkurt 2023. Sipas informacioneve jo zyrtare ka qenë zbërthimi i bisedave në Sky ECC që kanë zbuluar gjithë skemën

Bashkëpunëtorët e Martinajt!

Sipas zbardhjes së përgjimeve Ervis Martinaj bashkëpunoi me Gjergji Cukalin i njohur ndryshe edhe si i forti i Myslym Shyrit, Denis Meta, Erigers Mihasi, Kristos Teta (djali i tezes së Martinajt) me qëllim realizimin e vrasjes se Elvis Gacaj, Leonard Duka dhe Altin Gega, në 2020

Tentativa për vrasjen e Leonard Dukës

Gjergji Cukali ka pasur rolin e organizuesit, vëzhguesit dhe ekzekutorit të Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Djali I tezez i Martinajt, Teta angazhon një grua që të krijojë njohje me Dukën dhe më pas ajo të informojë për të gjitha lëvizjes dhe vendet që frekuentohen.

Gruaja informon Kriston se do të takoheshin më 16 gusht 2020 afër zonës së Selvisë. Erigers Mihasi dhe persona të tjerë pozicionohen me automjet dhe armatim në zonën e Lokal “Oslo” në pritje të takimit te Dukës me femrën. Takimi nuk realizohet por realizohet më 20 gusht 2020. Vajza informon Tetën se do të takoheshin për darkë me Dukën dhe shokun e tij tek restorant M…. P… në Linzë. Gruaja njoftonte detajet e mbrëmjes. Në këtë takim dyshohet se ka qenë dhe Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar këtë te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta pasi ka njoftuar Martinajn ky I fundit ka shprehur dëshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.

150 – 200 mijë euro për vrasjen e krahut të djathtë të Dukës, Elvis Gacaj

Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka ndodhej në burg se ishte i dyshuar për vrasjen e Santagio Malkos. Ish-bosi i lojërave të fatit Martinaj, sipas informacioneve jo zyrtare ka pasur rolin e porositësit, financuesit, sigurimit të armëve dhe automjeteve për vrasjen e këtyre shtetasve duke kontraktuar Gjergji Cukalin dhe lidhjet e tij. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e krahut të tij të djathtë Santiago Malko me datë 27.08.2019 në Tiranë.

Për të kryer vrasjen e Elvis Gacajt, Martinaj kontakton Gjergj Cukalin kundrejt pagesës 150 – 200 mijë euro. Vrasja do të bëhej ditën kur Gacaj do të lirohej nga burgu i Rrogozhinës, sapo të dilte nga burgu. Për këtë Martinaj i kishte siguruar të gjitha armët, makinën me të cilën do të realizonte vrasjen.

Më 30 gusht 2020 Ervis Martinaj Gjergji Cukali, Erigers Mihasi dhe persona te tjere ende te pa identifikuar kryen veprime konkrete me qëllim vrasjen e Elvis Gacaj në momentin që do te dilte nga burgu i Rrogozhines por vrasja e këtij të fundit nuk është realizuar për shkak se ne momentin që Elvis Gacaj ka dale nga burgu dhe kur është futur në automjetin e tij ka qenë në prezence të vajzës së tij. Personat e organizuar per vrasjen nuk kane deshiruar demtimin e femijes dhe per kete arsyeje nuk e kane realizuar vrasjen e tij ne ato momente.

400 mijë euro për të vrarë Altin Gegën

Nga përgjimet e Sky Ecc rezulton se Ervis Martinaj kishte informacione se Altin Gega ishte lidhje e ngushte shoqerore e Leonard Dukës dhe dyshon qe ai e suporton kete te fundit duke kryer veprime me qëllim dëmtimin e tij dhe lidhjeve te tij, orandaj për të vrarë Altin Gegën Martinaj kontrakton sërish Gjergji Cukalin kundrejt pagesës 300 – 400 mijë euro.

Nga përgjimet rezulton se Cukali është angazhuar për të siguruar informacione për Gegën, të dashurën e tij banesën ku ajo banon dhe automjetin që ajo përdor

Njëkohësisht Martinaj me qëllim vrasjen e Gegës angazhon dhe Denis Metën duke iu afruar më shumë se 200 mijë euro për realizimin e vrasjes. Meta e informonte për vendndodhjen e Gegës, Erlis Duka dhe Leonard Duka dhe i ka ofruar shtetasit Ervis Martinaj, djalin e dajes se tij per te kryer vrasjen e shtetasit Altin Gega pa pagesë. Ervis Martinaj i ka premtuar qe nese djali i dajes se tij e kryen vrasjen e shtetasit Altin Gega ai do t’i dhuroje nje apartament te mobiluar ne qender te Tiranes dhe ta mbaje afer.

Advertisement