Bota
Hakmarrja, Irani, 200 raketa drejt Izraelit, Teherani: Goditëm 3 baza ushtarake
Irani lëshoi mbrëmjen e sotme të paktën 200 raketa në drejtim të Izraelit në zona të ndryshme të vendit. Autoritetet në Izrael fillimisht raportuan se sirenat e alarmit u lëshuan në të gjithë Izraelin, ndërsa banorët u udhëzuan që të kërkojnë strehim të sigurt.
Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte në përgjigje të vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, si dhe të liderit të Hamasit, ndërsa kërcënoi se do të kryente “sulme shkatërruese” nëse Izraeli do të përgjigjej.
Nëse regjimi sionist reagon ndaj operacioneve iraniane, ai do të përballet me sulme shkatërrimi”, tha Garda Revolucionare, në një deklaratë.
Garda Revolucionare deklaroi se nga sulmi janë goditur 3 baza ushtarake të Izraelit.
“Ne kemi goditur tre baza ushtarake izraelite pranë Tel Avivit’, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, Forcat Ajrore izraelite kanë deklaruar se sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe izraelite funksionuan në mënyrë efektive, dhe se do të vijojnë që të përgjigjen ndaj sulmeve që i bëhen vendit.
Ndërsa, Irani nisi një sulm me raketa kundër Izraelit, dy sulme terroriste, ndodhën në Izrael, njëri në një qendër tregtare në Tel Aviv, tjetri në metronë në Jaffa.
Shërbimet e emergjencës izraelite raportuan se numri i viktimave të sulmit që ndodhi në Jaffa, në periferi të Tel Avivit, është 6, ndërsa i të plagosurve në 7.
Irani goditi 3 baza ushtarake! Forcat Ajrore izraelite: Do të vazhdojmë të sulmojmë
“Ne kemi goditur tre baza ushtarake izraelite pranë Tel Avivit’.
Kështu ka njoftuar Garda Revolucionare në një deklaratë të lëshuar në Teheran pas lëshimit të dhjetëra raketave kundër Izraelit. Televizioni publik iranian më pas shtoi se raketat që janë përdorur në sulm janë raketa hipersonike të prodhuara nga Fatah.
Ndërkohë, Forcat Ajrore izraelite kanë deklaruar se do të “vazhdojnë të operojnë me kapacitet të plotë dhe do të vazhdojnë të godasin me fuqi në Lindjen e Mesme”.
Këtë e tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, duke pretenduar se kundër sulmit iranian “sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe izraelite funksionuan në mënyrë efektive, kishte bashkëpunim të ngushtë në zbulimin dhe përgjimin” e raketave të lëshuara nga “Irani“.