Connect with us

Bota

Hakmarrja izraelite ndaj Iranit? Biden ia bën të qartë Netanyahu: SHBA do të…

SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit, ia ka bërë të qartë presidenti amerikan Joe Biden kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN.

Komentet u transmetuan gjatë telefonatës që të dy liderët ndanë pas sulmeve hakmarrëse të Iranit kundër Izraelit.

“Izraeli duhet ta konsiderojë natën e shkuar një fitore sepse vlerësimi aktual i SHBA-së është se sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësinë ushtarake superiore të Izraelit”, i tha presidenti Biden kryeministrit Netanyahu në bisedën e tyre telefonike.

Vlerësimi i SHBA-së ishte se pothuajse të gjithë dronët dhe raketat – duke përfshirë më shumë se 100 raketa balistike të lëshuara nga Irani ishin rrëzuar në qiell. Asnjë raketë lundrimi nuk u godit, tha zyrtari, dhe asgjë me “vlerë” nuk u sulmua.

Advertisement