Connect with us

Kosova

Hapat e Serwer për t’i shtrënguar dhëmbët Vuçiçit/ Propozimet për Perëndimin

Eksperti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimi i Perëndimit për sulmin terrorist në Veri të Kosovës ka qenë i dobët deri më tani. Ai ka përmendur qëndrimin e Brukselit dhe Washingtonit ku bëjnë thirrje për dy palët që të parandalojnë dhunën dhe përshkallëzimin e mëtejshëm, duke thënë se kjo barazon performancën e shkëlqyer të Policisë së Kosovës me një kryengritje të armatosur ilegale që mund ta kishte destabilizuar gjithë Ballkanin.

Sipas Serwer, përgjegjësit për politikën ballkanike në Washington dhe Bruksel, s’janë të gatshëm të pranojnë dështimin e përpjekjes për të joshur Serbinë drejt perëndimit dhe në vend të kësaj po kërkojnë një kthim të shpejt në dialog.

Profesori amerikan tha se në vend të një qasje të tillë, Washingtoni dhe Brukseli do të duhej të denonconin mbështetjen e Beogradit për kryengritjen e armatosur duke e cilësuar atë si një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiqit dhe zyrtarëve të mbrojtjes dhe sigurisë kurse NATO do të duhej të përgatiste forcat e saj në veri për mbrojtje kundër një pushtimi.

Serwer ka thënë se duhet një politikë e re e Perëndimit për Serbinë duke propozuar disa pika.

  • Nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të: arrestojnë dhe dorëzojnë terroristët tek autoritetet e Kosovës.
  • Të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë.
  • Rreshtim me sanksionet e Ukrainës ndaj Rusisë.
  • Përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”
  • Ai ka potencuar se nëse Beogradi refuzon një gjë të tillë, BE-ja duhet të njoftojë ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim dhe SHBA-ja të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Serbinë, përfshirë edhe bashkëpunimin ushtarak me Gardën Kombëtare të Ohajos. Persa i përket Kosovës, Serwer tha se SHBA dhe BE duhet të përgatiten për ta nxitur Kosovën që të kontaktojë serbët në veri për të gjetur një alterantivë ndaj “Srpskas” dhe përveç kësaj, sipas Serwer, Kosova do të duhej të kujdesej që të mos ketë incidente kundër serbëve në të gjithë Kosovën. “Një qasje më e fortë me Beogradin është hapi i parë i nevojshëm”, ka theksuar Serwer.
Advertisement