Connect with us

Kosova

Hapen pikat kufitare me Serbinë/ Zveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar

Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla, njofton hapjen e dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku, të cilat që dje ishin të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Xhelal Zveçla: Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.

Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë.
Vijon…

Advertisement