Sport
Hapet tregu i dimrit, nis ‘gjuetia’ për transferta falas. Ja disa nga emrat…
Për ata që blejnë, nga sot fillon gjuetia për marrëveshjet “e arta”. Për ata që duan të shmangin lamtumirën, ecuria e rinovimit është në minutat e fundit.
Me hapjen e merkatos së transfertave dimërore, nis edhe numërimi mbrapsht për transfertat e lira të futbollistëve. Nga sot do të mund të nënshkruhen paramarrëveshje, që do të depozitohen zyrtarisht nëpër federatat respektive, duke filluar nga data 1 shkurt. Nga ajo datë, në fakt, lojtarët, kontrata e të cilëve skadon më 30 qershor 2022, do të jenë të lirë të nënshkruajnë me klube të tjera për sezonet në vijim.
Dhe Europa, aktualisht është e pasur me lojtarë që do të bënin pasurinë e ardhshme të klubeve ku do të shkonin. Ja dia nga emrat e futbollistëve, të cilëve u përfundon kontrata në qershor 2022 dhe deri tani nuk kanë pranuar të rinovojnë kontratat me klubet e tyre, duke dale të lira nga marrëveshjet kotratuale:
Ja “Top 15” në Europë
- Kylian Mbappé (PSG)
- Paul Pogba (Manchester United)
- Angel Di Maria (Paris Saint-Germain)
- Antonio Rudiger (Chelsea)
- Ousmane Dembele (Barcelona)
- André Onana (Ajax)
- Luka Modric (Real Madrid)
- Serdar Azmoun (Zenith)
- Niklas Sule (Bayern Munich)
- Andreas Christensen (Chelsea)
- Denis Zakaria (Borussia Moenchengladbach)
- Mathiss Ginter (Borussia Moenchengladbach)
- Jesus Corona (Porto)
- Jesse Lingard (Manchester United)
- Divock Origi (Liverpool)
B.T (Dosja.al)