Connect with us

Kosova

Haradinaj braktis takimin me Kurtin

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyen e largimit nga takimi me kryeministrin Albin Kurtin dhe dy liderët e opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhikun. Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se u detyrua ta lëshonte takimin pasi kryeministri Kurti u ka mbajtur ligjerata.

Postimi i tij i plotë:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Advertisement