Connect with us

Kosova

Haradinaj godet me hark: Amerika do të na lërë të qetë nëse nuk e rrëzojmë Kurtin

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se i dërguari për misione speciale i presidentit të ri amerikan Donald Trump, Richard Grenell, i ka konfirmuar se do të vazhdojë të merret me çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe se ka theksuar se nuk do të ishte mirë për Kosovën nëse Albin Kurti mbetet në pushtet.

Haradinaj thagjithashu se Grenell ka theksuar se Kosova nuk mund të presë mbështetje nga SHBA-ja nëse nuk ka ndryshime më 9 shkurt.

Ai ishte i qartë kur tha se nëse kjo situatë dhe kjo qeveri me kryeministrin Albin Kurtimbetet, ky është një lajm i keq për Kosovën, se Kosova nuk mund të presë asnjë rezultat, asnjë mbështetje nga SHBA-të, përkundrazi do të jetë edhe më keq se sa është sot

Haradinaj ka thënë se Grenell i ka konfirmuar se do të jetë përgjegjës për Ballkanin dhe negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës.

Haradinaj ka thënë publikisht se SHBA-të nuk janë të kënaqura me qeverisjen aktuale në Prishtinë dhe se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të varen shumë nga Uashingtoni.

Advertisement