Kronike
Haradinaj “i lutet” Washingtonit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se skenari i regjimit prorus në Serbi për destabilizimin e Kosovës po hyn në fazë kritike, duke shtuar se gjendja mund të përshkallëzohet dhe të dalë jashtë kontrollit “Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.
Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese. Gjendja mund të përshkallëzohet dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit” – deklaroi Haradinaj Sipas tij, në këtë situatë, Kosova duhet të mobilizojë potencialin politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë, dhe i bëri thirrje Albin Kurtit që të “sillet në përputhje me situatën e krijuar”.
Kreu i AKK-së ka “lutur partnerët e sigurisë, posaçërisht Uashingtonin që të marrin nën kontroll situatën në Veri”. “Serbia nuk zbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”. Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë. Unë partnerët e sigurisë, posaçërisht Washingtonin, që ta marrë nën kontroll situatën në veri dhe të ndalin përshkallëzimin e mëtejshëm, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!” – deklaroi Ramush Haradinaj.
Kujtojmë që sot është dita e 20-të e barrikadave të vendosura në rrugët në Veri nga serbët në shenjë revolte për arrestimin e ish-policëve të Policisë së Kosovës.

