Kosova
Haradinaj: Opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën në një krizë të thellë. Për këtë, Haradinaj ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale. “Kuvendi si shtëpi e popullit ka disa instrumente, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit”, theksoi Haradinaj. Kryetari AAK-së, ka kërkuar nga opozita që menjëherë t’i mbledhë 40 nënshkrime për të filluar, siç tha ai beteja e mocionit të mosbesimit. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar takime të tilla me komunitetin e biznesit për “Rrugën pa Kurtin”.

