Kosova
HARROHET BANJSKA DHE SERBIA/ Kurti flet për Ballkanin si oazë paqe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha nga Prishtina se nuk mendon që në Ballkan sot ka mendësi të etabluara për krijimin e Serbisë së madhe njëjtë sikurse në Serbinë e viteve 90 kur drejtohej Sllobodan Millosheviqi.
Ndonëse përgjatë këtyre katër viteve s’ka lënë media të huaja pa përmendur rrezikun që i kanoset rajonit dhe Kosovës nga një sulm i ri nga Serbia dhe bashkëpunimi Vuçic-Putin, Kurti ka thënë se s’beson që në Ballkan sot ka pikëpamje që synojnë të përdorin ndasitë etnike për të shkaktuar konflikte.
Por kujtojmë se përgjatë këtyre katër viteve, per qeverine e Kosoves te drejtuar nga Kurti, kryetema kanë qenë Serbia, Vuçiqi, Rusia, Putini dhe kërcënimi për luftë që i kanoset Kosovës nga Serbia.
Për sulmin terrorist të Banjskës përgjegjëse ishte Serbia, dhe kryeministri Kurti në dhjetëra raste ka përmendur bazat ushtarake të Serbisë që janë rreth Kosovës dhe ka theksuar se Aleksander Vuçic po përgatitet per sulm të ri, nderkohe që për presidentin e Serbisë ka thënë se ai nuk distancohet nga Millosheviqi dhe Putini.
Ndonëse arkiva është e stërmbushur me deklarata e alarme për rrezikun që i kanoset Kosovës, kryeministri Albin Kurti në një konferencë në Prishtinë bashkë me homologun e tij maqedonas, ka thënë se nuk mendon që në Ballkan ka pikëpamje që mund t’i shnderronin dallimet ndër-etnike, ne konflikte. Sipas tij, mund të ketë dëshira, por jo edhe mendësi si ato te viteve 90, kur regjmi i Millosheviqit përdori dallimet ndër-etnike për të shkaktuar lufta të përgjakshme në përpjekjen për ta krijuar Serbinë e Madhe.