Connect with us

Aktualitet

Harrojeni, nuk marrim pjesë/ Lista Serbe deklarohet për zgjedhjet në Veri të Kosovës

‘Lista Serbe’, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës. Ata thanë se nuk janë përmbushur kërkesat që i kanë detyruar ata të largohen nga institucionet e vendit.

“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit” – thuhet në njoftimin e bërë nga kjo parti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës do mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të largimit kolektiv të punonjësve të etnisë serbe nga institucionet e Kosovës. Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Albin Kurtit për të kryer procesin e riregjistrimit të targave serbe, në targa të Kosovës, vendim i cili më pas u pezullua me një marrëveshje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe SHBA

 

Advertisement