Connect with us

Lifestyle

Harrojeni palestrën, ja sa kalori digjni duke bërë punët e shtëpisë

Pa dyshim, punët e shtëpisë janë të mërzitshme dhe të lodhshme për shumicën e njerëzve.

Megjithatë, mund të keni parasysh se punët e shtëpisë shpesh mund të zëvendësojnë palestrën tuaj, Shihni më poshtë sa kalori mund të digjni me punë specifike…

Pastrimi

Me një orë pastrim mund të humbasim rreth 153 kalori. Mund të llogarisni proporcionalisht se sa do të digjni duke pastruar një kohë të caktuar.

Hekurosje

Me një orë hekurosje mund të djegim rreth 161 kalori.

Fshirje

Një spastrim prej 30 minutash do t’ju kursejë rreth 136 kalori, ndërsa nëse vendosni të përdorni një fshesë me korrent atëherë mund të digjni 119 kalori në të njëjtën kohë.

Fshirja e pluhurave

Fshirja e pluhurit së bashku me punët e tjera “të lehta”, si nxjerrja e plehrave apo rregullimi i shtratit, divanit etj., ndihmojnë në djegien e 175 kalorive në orë.

Advertisement