Connect with us

Aktualitet

Hasmëria Nikulaj-Lestakaj, pajtuesi i gjaqeve: Sherri nisi për një faturë

Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje, pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka: Asnjëra palë nuk kërkoi pajtim

RRËFIMI:

“Ngjarja ka filluar diku nga 97-ta për një konflikt të çastit në lidhje me një faturë karbuaranti. Aty ka filluar sherri dhe për të vazhduar më pas. Por ajo që dua të theksoj, dje jam marrë në telefon kam dhënë një intervistë të shkurtër dhe më është keqinterpretuar përgjigjia. Ajo pjesa që dua të sqaroj është se gjakmarrja ka filluar nga pala e Lekstakajve. Ata kanë filluar sherrin me një tjetër, djali i Nikulaj ka qëlluar aty afër dhe ka shkuar për t’i ndarë. Dhe ata me armë i kanë vrarë të dy

Gjatë kësaj kohe, kaosi i 97-ës ka edhe sot një sërë ngjarjesh që janë lënë në heshtje. Nuk kam patur informacion edhe më pas me vazhdimin e këtij konflikti. Nuk jam marrë me këtë çështje. Di këtë, që mes këtyre fiseve pas vitit 2005 ka pasur një qetësi, nuk kemi patur asnjë shqetësim. Ne i besuam kësaj qetësie. Nuk e kam diskutuar me Ardian Nikulajn këtë temë, dhe nuk më ka kërkuar në asnjë rast ë ndërhyj. Ne shqiptarët jemi të dënuar nga historia që t’i shkojmë kësaj plage

Advertisement