Connect with us

Politike

Hedh akuza për manipulime/ Kandidati i ‘Bashkë fitojmë’ dyshon për votat e burgut

Sipas rezultateve të shpallura në KQZ, Edison Memolla kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Rrogozhinë fitoi mandatin e tij të dytë me vetëm 30 vota diferencë.

Por, kandidati opozitar i Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha nuk e pranon humbjen. Sipas tij, rezultatin e përmbysi kutia e parafundit, ajo ku votojnë të burgosurit e Rrogozhinës, ndërsa hedh akuza të forta për manipulime

“Kjo garë në burg ka qenë e pabarabartë, sepse nuk kemi pasur shanse ti afrohemi burgut dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Mendoj që kutia e burgut është në konflikt të pastër interesi, pikë së pari kryetari i komisionit në qendrën e votimit të burgut, që është i mazhorancës, është edhe edukator në burg. Do të bëj animimi në KAS ,në KQZ, do të ndjek të gjithë procedurat ligjore, sepse jam i bindur që aty po tjetërsohet fitorja jonë. Për më tepër janë edhe rreth 270 vota të pavlefshme ku është shprehur qartë vullneti i popullit por me manipulime dhe manikacione janë prishur votat duke bërë shenja majtas djathtas”, tha Shkëlqim Hoxha, kandidati i Bashkë Fitojmë.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të 2022-it për Bashkinë Rrogozhinë kishin të drejtë vote 65 të burgosur, ndërsa këtë vit numri ishte 122. 108 prej tyre votuan më 14 Maj, nga ku kandidati i PS arriti të merrte 92 vota ndërsa 12 të tjera shkuan për opozitën.

Advertisement