Bota
Hegseth: Vetëm Trump di si të krijojë paqe, lufta do të përfundojë nën presidencën e tij
“Ka ardhur koha që të gjitha vendet e NATO-s të ndihmojnë Kievin dhe t’i përkthejnë fjalët në veprime konkrete në formën e investimeve” – keshtu deklaroi Shefi i Pentagonit, Hegseth në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. Nga ana tjeter, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, siguroi: “Më shumë se gjysma e aleatëve të NATO-s kanë blerë armë amerikane për Ukrainën.” Sipas New York Times, “kërcënimi i Trump për të dërguar raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në Kiev sinjalizon frustrimin e tij në rritje me Putinin.”
Hegseth tha gjithashtu se “Vetëm Trump di si të krijojë paqe” dhe se “lufta do të përfundojë nën presidencën e tij”
“Ne do t’i japim fund luftës në Ukrainë. Lufta duhet të përfundojë. Siç e kemi parë të bëjë në Gaza dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump di si të krijojë paqe dhe të krijojë mundësi në situata dhe skenarë ku paqja duket e largët.”