Connect with us

Pinknews

Heidi Baci lë jashtë televizionit Ilnisa Agollin! Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani

Tashmë është zyrtare, Heidi Baçi do të jetë në ekran sezonin e ardhshëm si moderatore e “Goca dhe gra”, një format ky që i kishte munguar ekranit në vitin e shkuar.

Siç dihet tashmë, Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”, ndërsa Heidi Baçi në “Goca dhe gra”.

Kjo shënon edhe debutimin e Heidit si moderatore në një program televiziv.

“Goca dhe gra” do të vijë i transformuar këtë sezon, duke sjellë disa ndryshime në format. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision.

Por si përfundim, ia ka dalë që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në mikpritësen e formatit. Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.

Një surprizë është padyshim edhe rikthimi i Marinës. Moderatorja ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për shqiptarët” me Elvis Naçin. Sipas tyre ajo ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar do të nis së shpejti.

Ndërkohë që ende pa një emër ka mbetur edhe moderimi i “Big Brother Fun Club” Enxhi Nasufi nuk do të jetë më pjesë e këtij formati. Burime bëjnë me dije se Enxhi Nasufi mund të moderojë në sezonin e ri ‘The Voice’, një format që i ka munguar ekranit prej disa vitesh.

Argjira Spanca është një nga moderatoret më simpatike të ekranit. Ajo ka qenë pjesë e “E diell” në rubrika të ndryshme si moderatore dhe autore. Mirëpo, duket se moderatorja nuk do të kthehet në “E diell” në sezonin e ri televiziv.

Kështu është shprehur Argjira teksa është pyetur lidhur me projektet e reja në një “Ask me” së fundmi me ndjekësit në Instagram.

Në muajt e ardhshëm nuk do jem me ndonjë projekt! Fokusi im do jetë më tepër te “Too cute” dhe disa gjëra të tjera! Shpresoj të shihemi shpejt me gjëra të bukura”, shkruan Argjira teksa tregon se nuk do të kthehet në ekran në shtator dhe se do i dedikohet biznesit të saj.

Në javën e ardhshme pritet që të nisin disa nga emisionet kryesore, duke zbuluar më shumë rreth surprizave të reja që janë përgatitur për publikun.

Advertisement