Kronike
HELMI I FTESES RUSE/ Goditja fatale për Serbinë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit
Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq të vizitojë Moskën më 25 maj të vitit të ardhshëm, kur do të shënohet 80-vjetori i fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Kujtojme se fteses se fundit nga Rusia, per te marre pjese ne samitin e BRICS, Vucic iu pergjigj negativisht duke u justifikuar me vizita te rendesishme nga personalitetet e Perendimit.
Natan Albahari nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë tha per median serbe ftesa eshte”Presion ndaj Serbisë për t’u përcaktuar më qartë ndaj Rusisë”
“Serbia duhet të jetë një vend që i përket hapësirës politike perëndimore, që është anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian dhe që së bashku me partnerët e saj merr vendime në favor të të gjithë qytetarëve evropianë”, pohoi Albahari dhe shtoi se kjo nuk është e mundur nëse marrëdhëniet e Serbisë me Putinin janë ende të rënduara, teksa ky I fundit ende e sheh Serbinë si aleate
Nga ana tjeter, analisti politik Ivan Lakiçevic theksoi se kjo ftesë “Nuk është pa arsye – Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe kështu ajo u përfshi në grupin e vogël të vendeve evropiane që përfshin edhe Bjellorusinë”
Sipas tij, kjo sepse Serbia llogarit mbështetjen e Rusisë, para së gjithash për Kosovën, por edhe për çështje të tjera rajonale”
Studiuesi Milan Mladenović tha se “Qëllimi i Rusisë është të ruajë çdo ndikim në Evropë dhe humbja e ndikimit në Serbi do të përfaqësonte një goditje tjetër të madhe pas ofensivës kundër Ukrainës, e cila edhe 1000 ditë pas fillimit të saj, nuk flet pozitivisht për gjendjen e ushtrisë ruse“