Connect with us

Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagon Qendresa Qytetare: Policia u informua në facebook për ngjarjen

Qëndresa Qytetare ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku rreth 70 fëmijë u intoksikuan nga ushqimi i konsumuar në kopësht.

Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Qëndresa Qytetare thotë se “Ç’organizimi i organizuar i institucioneve publike u ekspozua edhe sot kur Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të helmimit të 70 fëmijëve të kopshtit publik të Gramshit, njofton se e ka marrë vesh në rrjetet sociale”

“Qëndresa Qytetare informohet se është  kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.

Në kushtet kur ka nisur hetimi për rastin konkret,  kësaj kompanie duhet urgjentisht ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.

 

 

Qëndresa Qytetare kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit.

Qëndresa Qytetare fton prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparence, pasi shëndeti i fëmijëve të tyre nuk mund të jetë në mëshirë të babazisë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Advertisement