Connect with us

Horoskopi

Hëna e plotë “trazon” qetësinë e verës, këto janë shenjat që do të ndikohen më shumë

Një javë e re e mbushur me energji kozmike, mundësi të reja dhe sinjale për ndryshime të mëdha po na pret. Astrologia Chrysanthi Kalogeri ndau parashikimet më të fundit për ndikimin e Afërditës në shenjën e Binjakëve dhe efektet që do të sjellë Hëna e plotë në Bricjap, më 10 korrik. Bëhet fjalë për një kombinim planetar që mund të hapë dyer në jetën personale, profesionale dhe shpirtërore, nëse dimë si të lexojmë sinjalet dhe të shmangim impulsivitetin. Çfarë sjellin këto zhvillime për shenjën tuaj dhe cilat data duhen pasur veçanërisht parasysh? Parashikimi i astrologes zbulon gjithçka dhe rezervon disa surpriza për ata që janë gati të marrin hapa të rëndësishëm.

“Afërdita, e cila ka kaluar sot në shenjën e Binjakëve, do të bëjë disa ndryshime shumë të bukura me Saturnin, Neptunin dhe sidomos me Plutonin ditën e hënë. Kjo na krijon shanse shumë të mira si në jetën personale, për njohje, kontakte dhe miq të rinj, pse dhe jo për bashkëpunime e biseda për sferën financiare. Kryesorja e javës është Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik, ku më të ndikuar do të jenë Bricjapi, Gaforrja, Dashi dhe Peshorja, ku do të keni shanse të mira, megjithatë duhet që të shmangni impulsivitetin.

Ndërkohë që favorizohen shumë shenjat e tokës dhe ato të ujit, pra të favorizuar do të jenë Demi dhe Virgjëresha, por edhe Peshqit e Akrepi. Në datën 13 Saturni fillon në kursin e tij në prapavijë, kështu që ju që doni të merrni vendime serioze dhe të mëdha, mirë është që t’i përpunoni dhe t’i shikoni mirë gjërat përpara se të merrni vendime. Nëse do të keni luksin që këto vendime t’i lini pas datës 29 nëntor, që kthehet Saturni në kurs të drejtë, do të ishte akoma më mirë. Data 13 krijon shanse shumë të mira për të njohur ose për të takuar njerëz të rëndësishëm që do të ndërhyjnë në jetën tonë dhe do të na japin një zhvillim ose një përparim, apo edhe një mësim.

Nuk përjashtohet mundësia për të takuar persona nga e kaluara, gjithsesi atë ditë duhet të zbulojmë talentet tona, ndërkohë që nga ana tjetër duhet që të heqim dorë nga vese ose zakone të përditshmërisë, të cilat na krijojnë një pengesë dhe na lënë mbrapa në përditshmërinë tonë. Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit kërkon seriozitet, organizim dhe punë, ku do të kemi mundësi që të organizojmë më mirë punën dhe përditshmërinë. Paralelisht të gjitha mund të bëhen,” tha astrologia.

Dashi: Do të keni shanse shumë të mira për të bërë kontakte, biseda me njerëz të rinj dhe njerëz të rrethit tuaj, ku do të ndihmoheni në lidhje me synimet që keni. Paralelisht kjo periudhë ju favorizon në lidhje me synimet që keni për shtëpinë, pronën dhe familjen. Njëkohësisht bëni një kombinim shumë të mirë jetës personale dhe asaj profesionale, ku Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit në datë 10 kërkon prej jush që të organizoni sa më mirë punën e karrierën, sepse do të shpërbleheni sa më mirë në këtë fushë. Do të keni shanse të korrigjoni gjëra në përditshmërinë tuaj, paralelisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës nëse jeni përpara disa vendimeve dhe nuk jeni të bindur se si do t’i merrni, mos u shqetësoni sepse do të keni shumë kohë përpara.

Demi: Hëna e plotë, e cila zhvillohet në datën 10 në shenjën e Bricjapit, ju favorizon ju dhe planet tuaja për të ardhmen. Mund të bëni plane të tjera, afatshkurtra dhe largpamëse. Nga ana tjetër do të keni mundësi që të udhëtoni ose të planifikoni për pushime. Është një periudhë ku favorizohen planet krijuese dhe projektet që kanë për synim zhvillimin dhe përparimin tuaj. Do të keni shanse shumë të mira edhe në ditët e para të javës, ku do të gjeni mbështetje nga të afërmit.

Binjakët: Afërdita, e cila ka kaluar në shenjën tuaj sot, ju krijon shanse shumë të mira në ditët e para të javës, por edhe sot, që të takoni njerëz, miq e shokë, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e një plani apo të një projekti që keni. Por, njëkohësisht mund të bëni plane për të udhëtuar jashtë shtetit, për të takuar njerëz ose të afërm që vijnë nga larg ose që ju mund të shkoni larg për t’i takuar ata. Me Hënën e plotë në shenjën e Bricjapit, duhet të fokusoheni më tepër në sferën financiare, ku do të keni përfitime, por paralelisht duhet të jeni të kujdesshëm në detyrimet ndaj të tjerëve, ose të ardhurat që ju prisni prej tyre. Gjatë javës tjetër duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, ose të çdolloji. Kalimi i Uranit në shenjën tuaj shënon fillimin e një periudhe shtatëvjeçare, ku do të keni ndryshime të thella.

Gaforrja: Vazhdoni të jeni në muajin e ditëlindjes. Jeni shenja kryesore e cila ndikoheni nga Hëna e plotë në Bricjap, ku vendoset theksi në marrëdhëniet e bashkëpunimet. Nuk është nevoja që të bëheni shumë të fiksuar dhe t’i kushtoni vëmendje më tepër një ose dy marrëdhënieve, ndërkohë që duhet t’i shikoni gjërat më sferike. Nëse jeni përpara situatës për të marrë vendime përfundimtare për marrëdhënien tuaj, nuk është momenti i duhur. Mendohuni mirë përpara se të veproni, nuk është momenti për të prishur një marrëdhënie. Sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës, nëse nuk jeni të bindur për vendimet tuaja, mund t’i merrni nga fundi i nëntorit, ku atje do të shikoni përforcimin e pozitave tuaja. Gjithsesi, është një periudhë me shanse, ku dhe ju do të keni në fillimin e kësaj jave mbështetjen e sferës financiare. Nga ana tjetër do të keni takime, por edhe një presion me njerëzit e afërt.

Advertisement